Një grua në Prishtinë raporton se u dhunua, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 16 December 2023 - 09:05
Një grua në Prishtinë raporton se u dhunua, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë mbrëmë në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari e ka detyruar me dhunë që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Rastin e ka raportuar në Polici viktima. I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM – Prishtinë 13.11-15.12.2012- NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar me dhunë që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)