Ky është i riu kosovar i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 11:46
Ky është i riu kosovar i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti

Në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku kanë vdekur tre persona, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. 

Nue Bibaj, Molos Delija, Lordi Syla, janë tre personat që kanë vdekur në aksident.

 Raportohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e garave në mes dy veturave të tipit Golf qe kanë humbur kontrollin dhe njëra nga to ka goditur kalimtarët pranë autostradës të cilët besohet se ishin duke ndjekur nga afër këto gara.

Vdekja e tyre është konfirmuar në QKMF e Prizrenit, ndërsa tre persona janë të lënduar nga ky aksident i rëndë tragjik.

(Kosova Sot Online)