Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

  • E.K /
  • 19 December 2023 - 08:12
Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

Moti sot në Kosovë do të jetë kryesisht i ngjashëm, por me lëvizje të lehta të temperaturave ekstreme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica.

E marte – Mot kryesisht i ngjashëm por me lëvizje të lehta të temperaturave ekstreme. Në orët e hershme të ditës parashihen ngrica.

E mërkurë – Mot me vranësira dhe intervale me diell. Në fushat termike nuk parashihen ndryshime të mëdha .Në mëngjes parashihen ngrica. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius.

E enjte – Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius.

E premte – Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundesi që vende-vende të ketë riga shiu. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditë parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-7m/s.

Të kujtojm se në këtë javë, pikërisht me 22 dhjetor fillon stina e dimrit, herët në mëngjes në orën 04:27 min dhe do të zgjasë 88 ditë, deri me 20 mars 2024.

(Kosova Sot Online)