Sveçla bëhet gati për takim me Sindikatën e Policisë

  • A.P /
  • 19 December 2023 - 16:50
Sveçla bëhet gati për takim me Sindikatën e Policisë

Sindikatën e Policisë  të mërkurën do të pres në takim ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar, Kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri.

“Po nesër kemi takim me Ministrin Sveçla në ora 11:00”, tha  Zeqiri.

Të shtunën e 9 dhjetorit, njësi të ndryshme të Policisë së Kosovës, përfshirë këtu njësitë speciale, hetues të departamenteve të ndryshme ishin mbledhur në sheshin “Skënderbeu” për të protestuar në lidhje me kërkesat e tyre të kategorizimit të shtesave dhe rrezikshmërinë.

Data 9 dhjetori shënoi protestën e dytë të organizuar për të kërkuar nga Qeveria e Kosovës plotësimin e kërkesave të rrezikshmërisë dhe shtesave të tjera.

14 Kërkesat e policisë janë:

1 Përmirësimi i kushteve të punës në përgjithësi siç janë: Veshmbathjet, mjetet e punës, mjetet logjistike, objektet policore duke pasur parasysh se disa objekte policore dhe automjete dhe pajisje të tjera të domosdoshme nuk i plotësojnë kushtet minimale për punë.

2. Rrezikshmëria për zyrtarët policorë të jetë e përhershme dhe të mos varet nga një vend apo lokacion i caktuar si dhe kërkojmë që shtesat e rrezikshmërisë në punë të jenë 25 deri në 50 për qind e pagës bazë dhe të formohet një komision që të bëjë rivlerësimin e nivelit dhe kategorizimin e shtesave të rrezikshmërisë.

3. Përfshirja e disa njësive të caktuara në shtesën për kushte të tregut të punës.

4. Ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare i njëjtë me ligjin për FSK-në.

5. Sigurimi jetësor dhe rritjen e fondit për buxhetin e policisë për shërbimet shëndetësore për mbulimin e shpenzimeve për barna dhe shërbime tjera.

6. Invaliditeti i pjesëtarëve të PK-së që janë lënduar gjatë detyrës zyrtare, kërkojmë të krijohet një fond ose të caktohet një shumë e mjeteve financiare për shkallën e invaliditetit.

(Kosova Sot Online)