Policia në Ferizaj brenda 24 orëve shqiptoi 203 gjoba

  • E.K /
  • 20 December 2023 - 13:18
Policia në Ferizaj brenda 24 orëve shqiptoi 203 gjoba

Policia në Ferizaj brenda 24 orësh ka shqiptuar 203 gjoba kundërvajtëse, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, në anën tjetër ka ndaluar 5 shoferë që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda.

Policia ka bërë të ditura edhe llojet e kundërvajtjeve:

– Tejkalim i shpejtësisë, 50 gjoba

– Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes, 20 gjoba

– Mos përdorimi i rripit të sigurisë, 17 gjoba

– Drejtimi i mjetit pa patent shofer , 14 gjoba

– Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër, 12 gjoba

– Drejtimi i automjetit me skadim të regjistrimit , 4 gjoba

– Kyçja e parregyullt në rrugën kryesore, 2 gjoba

– Drejtimi i automjetit nën ndikimin e alkollit, 1 gjobë

– Të tjera, 83 gjoba

Ndërsa, janë raportuar 6 aksidente, prej tyre:

– Aksidente me lëndime, 2

– Aksidente me dëme materiale, 4

(Kosova Sot Online)