Aksioni në veri, Policia konfiskoi një sirenë të alarmit dhe zmadhues të zërit

  • E.K /
  • 21 December 2023 - 13:11
Aksioni në veri, Policia konfiskoi një sirenë të alarmit dhe zmadhues të zërit

Policia e Kosovës ka kryer sot një aksion në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë aksion Policia ka konfiskuar një sirenë të alarmit dhe gjashtë zmadhues të zërit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvenddrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se këto pajisje kanë shërbyer për prishje të rendit dhe qetësisë publike.

“Konfirmojmë konfiskimin e një sirene të alarmit dhe 6 zmadhues të zërit në Mitrovica Veri. Kjo sirenë dhe këta zmadhues zëri kanë shërbyer në periudha të ndryshme kohore për të prishje të rendit dhe qetësisë publike” ka thënë Elshani.

(Kosova Sot Online)