Presidenti i Bullgarisë vjen për vizitë në Kosovë

  • E.k /
  • 22 December 2023 - 09:46
Presidenti i Bullgarisë vjen për vizitë në Kosovë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, sot dhe nesër, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai me këtë rast do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani me ceremoni shtetërore, në orën 10:00, në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Presidenca e Kosovës njofton se Presidentët Osmani dhe Radev do të mbajnë edhe një konferencë për media.

(Kosova Sot Online)