
Vjosa Osmani e pret me ceremoni shtetërore homologun bullgar, Rumen Radev

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, është pritur me ceremoni shtetërore nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përcjell “Kosova Sot Online”.
Pas takimit do të ketë edhe konferencë për media.
Po ashtu, Rumen Radev do ta takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Ky takim do të mbahet në orën 12:00.
(Kosova Sot Online)