
"Ky takim na e lehtësoi dhimbjen", Prokuroria takon familjen e Liridona Ademajt, informohen rreth rastit

Prokuroria Themelore e Prishtinës i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së familjes së Liridona Ademajt, për takim, përcjell “Kosova Sot Online”.
Leonard Ademaj ka thënë se sot kanë mbajtur takimin dhe se janë informuar rreth rastit brenda kufinjëve që lejon ligji.
Tutje, ka thënë se janë dakorduar që të kenë takime të rregullta informuese.
Tutje, Ademaj ka shkruar se ky takim ju ka lehtësuar dhimbjen dhe se ju ka ofruar një siguri sic shprehte ai edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë.
“Sot mbajtëm takim në Prokurorinë Themelore në Prishtinë dhe u informuam rreth rastit të vrasjes së Liridonës tonë, brenda kufinjëve që lejon ligji.Ky takim na e lehtësoi dhimbjen dhe na ofroi një siguri edhe më të madhe që hetimet janë duke shkuar mirë. U dakorduam që tani e tutje do të kemi takime të rregullta informuese. Ne i shprehëm falenderimet hetuesëve, prokurores së rastit dhe të gjithë prokurorëve që janë duke ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit. Ne besojmë në të gjitha institucionet e drejtësisë dhe mbesim me shpresë që rasti do të zgjidhet në mënyrë profesionale", ka shkuar ai.
Liridona Ademaj u vra mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin Bërrnicë të Prishtinës. Bashkëshorti i saj, Naim Murseli, është arrestuar nën dyshimet se ka porositur vrasjen.
(Kosova Sot Online)