
BE-ja miraton ndihmë prej 118 milionë eurosh

Komisioni Evropian të premten ka njoftuar se ka miratuar një pako ndihmash prej 118 milionë eurosh për të mbështetur Autoritetin Palestinez, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
KE-ja ka thënë se ndihma do të ndihmojë për të paguar pagat dhe pensionet e shërbyesve civilë në Bregun Perëndimor, ndihmat sociale për familjet në nevojë dhe mjekimin e pacientëve të dërguar në spitalet e Jerusalemit Lindor.
Bashkimi Evropian është, po ashtu, i gatshëm të vazhdojë ta ndihmojë Autoritetin Palestinez në planin afatgjatë, ka thënë kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen.
“Ne po shqyrtojmë një pako më të gjerë afatmesme për vitin e ardhshëm, për të kontribuar për stabilitetin ekonomik dhe politik të Gazës dhe të Bregut Perëndimor, sapo kushtet në terren të lejojnë këtë, si pjesë e përpjekjeve më të mëdha ndërkombëtare për një zgjidhje me dy shtete”, ka deklaruar von der Leyen, nëpërmjet një komunikate.
(Kosova Sot Online)