Dogana parandalon dy raste të kontrabandës në Merdar – kap armë e pajisje ushtarake në dy autobusë nga Austria dhe Italia

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 11:38
Dogana parandalon dy raste të kontrabandës në Merdar – kap armë e pajisje ushtarake në dy autobusë nga Austria dhe Italia

Dogana e Kosovës gjatë javës së kaluar ka zbuluar dy raste të tentimit të kontrabandës së armëve dhe pajisjeve tjera ushtarake, në Merdar, pikë kalimin kufitar me Serbinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Zyrtarët kanë arritur të zbulojnë rastet falë shënjestrimit profesional të hapësirave të autobusëve që kanë ardhur njëri nga Austria dhe tjetri nga Italia. Në të dyja rastet zyrtarët kanë aplikuar kontrollat me skaner ku edhe janë identifikuar armët në mënyrë profesionale”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Pas zbulimit, konform kompetencës ligjore, rastet i janë kaluar Policisë Kufitare për procedim penal ndaj personave përgjegjës.

(Kosova Sot Online)