Kosovari kapet me armë dhe municione në kufirin e Bllacës

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 13:02
Kosovari kapet me armë dhe municione në kufirin e Bllacës

Një shtetas kosovar është kapur me armë dhe municione në kufirin e Bllacës, pëcjell “Kosova Sot Online”.

Nga Drejtoria e Doganave në Maqedoninë e Veriut thonë se është sekuestruar pistoletë dhe municion të cilët janë zbuluar gjatë kontrollit të detajuar të një automjeti të drejtuar nga një shtetas i Kosovës në hyrje të vendit, në vendkalimin kufitar Bllacë.

Në njoftim thuhet se arma dhe municionet janë konfiskuar.

“Pistoleta CZ Shadoë 2 dhe një karikator me 15 fishekë të kalibrit 15mm kanë qenë të fshehura në çantën prej lëkure të shoferit nën ulësen e pasagjerit, ndërsa në automjet janë gjetur dhe 5 plumba të kalibrit 9 mm.

Arma dhe municionet janë konfiskuar, ndërsa kundër personit është parashtruar kallëzim penal”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

(Kosova Sot Online)