Policia sekuestron mjete të rrezikshme në veri të Mitrovicës

  • E.K /
  • 25 December 2023 - 13:58
Policia sekuestron mjete të rrezikshme në veri të Mitrovicës

Policia e Kosovës, ka sekuestruar në veri të Mitrovicës, mjete të rrezikshme që do të mund të përdoreshin për sulme ndaj policisë duke rrezikuar jetën e policëve dhe qytetarëve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sekuestrimi i këtyre mjeteve të rrezikshme ka ndodhur sot në orët e hershme, ku policia ka pranuar informatën se në lagjen e boshnjakëve përballë shkollës së mesme teknike janë fshehur disa gjëra (pajisje të rrezikshme) të dyshuara që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve apo paraqesin rrezik potencial për përdorim të tyre edhe ndaj personelit policor, si dhe pengimin e realizimit të detyrave ligjore.

“Njësitet kompetente policore bazuar në informacione relevante pranuar nga qytetarët kanë ndërmarr veprime të menjëhershme hetimore dhe operative me ç’rast në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës, kanë realizuar një operacion kontrolli dhe aty kane gjetur: tela gjemborë të improvizuar (iriqë), bomba tymuese, municion dhe një uniformë”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)