I vazhdohet edhe për dy muaj masa e paraburgimit tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë

  • E.K /
  • 26 December 2023 - 11:24
I vazhdohet edhe për dy muaj masa e paraburgimit tre të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë

I është vazhduar edhe për dy muaj masa e paraburgimit tre të dyshuarve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, përcjell “Kosova Sot Online”.

Këtë e konfirmoi zëdhënësja e gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve D.M, B.S dhe V.T, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve iu ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muaj, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024.”

(Kosova Sot Online)