Avokati i Popullit: Vitin e ardhshëm fokusohemi në të drejtat pronësore të grave

  • E.K /
  • 26 December 2023 - 12:43
Avokati i Popullit: Vitin e ardhshëm fokusohemi në të drejtat pronësore të grave

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se vitin e ardhshëm ky institucion do të fokusohet në të drejtat pronësore të grave, përcjell “Kosova Sot Online”.

Qelaj tha se beson se do të ketë impakt në fuqizimin ekonomik të grave dhe se do të ndikoj edhe në uljen e rasteve të dhunës në familje.

“Unë, institucioni i Avokatit të Popullit vitit që vjen do të jemi të fokusuar në të drejtat pronësore të grave që besoj se do të kenë impakt të drejtpërdrejtë në fuqizimin ekonomik të tyre dhe kjo do të ndikojë edhe në uljen e rasteve të dhunës në familje, sepse gratë e fuqizuara ekonomikisht nuk do të lejojnë ushtrim të dhunës dhe nuk do të detyrohen të mbeten aty ku ushtrohet dhunë ndaj tyre”, tha Qelaj.

Ai tha se këtë vit i kanë trajtuar këto raste dhe se kanë parë që “numri i rasteve të raportuara është në rritje”. Kjo sipas tij, “tregon që megjithatë kemi arritur një nivel të vetëdijësimit si efekt i punës shumëvjeçare që është bërë nga krejt shoqëria”.

“Megjithatë, ky numër i madh i rasteve të dhunës në familje e shtron nevojën e domosdoshme për të punuar shumë më tepër në vetëdijësim dhe parandalim”, tha Qelaj.

(Kosova Sot Online)