Pejë: Arrestohet shoferi që goditi policin dje me veturë

  • E.K /
  • 26 December 2023 - 14:12
Pejë: Arrestohet shoferi që goditi policin dje me veturë

Një person është arrestuar pasi dyshohet se dje e ka goditur me veturë një polic, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zyrtari policor kishte tentuar për ta ndaluar në kontroll të dyshuarin.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Ai është ndaluar nga prokurori i Shtetit për 48 orë. Në kohën e paraparë ligjore do të bëhet edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Nikçi.

(Kosova Sot Online)