KESCO: Kush harxhon më shumë se 800 kilovatë, paguan me tarifë më të lartë

  • E.K /
  • 26 December 2023 - 15:20
KESCO: Kush harxhon më shumë se 800 kilovatë, paguan me tarifë më të lartë

KESCO ka dalë më një reagim pas ankesave të qytetarëve se faturat e këtij muaji kanë ardhur shumë më të larta se ato të muajit paraprak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e tyre thuhet se ata që shpenzojnë mbi 800 kilovatë paguajnë me tarifë më të lartë.

“KESCO njofton konsumatorët dhe opinionin publik që nuk ka pasur rritje të tarifave fundore. Tarifat e energjisë elektrike janë rishikuar dhe rritur afërsisht 15% krahasuar me tarifat 2022-2023, me vendim të ZRrE-së, më 1 prill 2023. Rritja e vlerës se faturave në ketë muaj dimri është rezultat i rritjes së konsumit të energjisë elektrike, veçanërisht te konsumatorët që e përdorin energjinë elektrikë për ngrohje. Konsumimi i energjisë elektrike në vlerë më shumë se 800 kËh në muaj faturohet me tarifë më të lartë, ashtu siç paraqiten në çdo faturë te konsumatorëve. Shih Vendimin e ZRrE-së”, thuhet në njoftim.

Tjetër arsye thonë se është edhe që vitin e kaluar, Qeveria ka subvencionuar konsumatorët që kanë kursyer.

“ZRRE ka ndërtuar një strukturë tarifore të ndarë në blloqe shpenzuese. Kështu, nëse ju si konsumator familjar konsumoni deri në 800 kËh, atëherë i nënshtroheni vetëm dy blloqeve, ditën dhe natën, të cilat në dimër fillojnë nga ora 22:00 deri në orën 7:00. Gjatë ditës çmimi është 7.79 cent për kËh, ndërsa natën rreth 57 për qind më i lirë, pasi llogaritet me 3.34 cent për kËh. Megjithatë, çmimet ndryshojnë për konsum mbi 800 kWh. Nëse një konsumator konsumon 1600 kËh, atëherë pjesa deri në 800 kËh llogaritet me çmimet e lartpërmendura. Ndërsa pjesa e mësipërme llogaritet me 2 tarifa të tjera: ajo e larta gjatë ditës që shkon në 14.45 cent për kËh ose 85.5 për qind më shtrenjtë, dhe ajo e natës 6.81 cent për kËh ose gati 104 për qind më e shtrenjtë se shpenzimi nën 800 kWh”, thuhet tutje në njoftim.

(Kosova Sot Online)