Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • A.P /
  • 02 January 2024 - 08:03
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Sot në Kosovë, parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesë e parë të ditës, ku priten reshje shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në mëngjes, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, ndërsa në zonat e larta malore reshje bore. Dita do të vijojë me diell dhe vranësira.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në regjionin e Gjakovës mund të jetë e fuqishme, sidomos në orët e mbrëmjes, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 9 deri në 13°C.

(Kosova Sot Online)