
Presidentja Osmani: I uroj komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes

Presidentja Vjosa Osmani, ua ka uruar festën e Krishtlindjes,të gjithë komunitetin ortodoks që shtëpitë e tyre të jenë të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Urimi i plotë:
I uroj komunitetit ortodoks festën e Krishtlindjes!
Në këtë ditë, shtëpitë tuaja qofshin të mbushura me ngrohtësi, paqe, dashuri dhe respekt.
Mirëkuptimi, solidariteti, toleranca dhe shpresa qofshin udhërrëfyes të përhershëm për secilin!
Gëzuar për shumë mot Krishtlindjen ortodokse!
(Kosova Sot Online)