Kurti: Gëzuar Krishtlindjen qytetarëve tanë të komunitetit serb

  • A.P /
  • 07 January 2024 - 11:36
Kurti: Gëzuar Krishtlindjen qytetarëve tanë të komunitetit serb

Krishtlindjen ortodokse, qytetarëve të komunitetit serb ua ka uruar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se kjo festë udhëzon për dashuri e bësim, mirësi e paqe mes njerëzve.

“Qytetarëve tanë të komunitetit serb të besimit ortodoks që festojnë sipas kalendarit julian, Gëzuar Krishtlindjen! Kjo festë e krishterë udhëzon për dashuri e besim, mirësi e paqe midis njerëzve. Festën e pasurojnë edhe më shumë urimet e përzemërta për harmoni, lumturi dhe mirëkuptim ndërmjet njerëzve, që frymëzim i kanë mësimet e Jezu Krishtit. Përveçse kremtë, Krishtlindja është edhe rikujtim për mirënjohje,  dashamirësi, devotshmëri  dhe shërbim pa kushte ndaj të mirës për të tjerët e për shoqëri më të drejtë për të gjithë. Ta festoni gëzuar Krishtlindjen në familjet tuaja!”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)