Dërgohet në mbajtje i dyshuari 30 vjeçar për vrasjen në tentativë në Fushë Kosovë

  • E.K /
  • 09 January 2024 - 14:40
Dërgohet në mbajtje i dyshuari 30 vjeçar për vrasjen në tentativë në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është dërguar në mbajtje një person i dyshuar për vrasje në tentativë, i cili është paraqitur në Polici, përcjell “Kosova Sot Online”.

I dyshuari është A.Z 30 vjeç, ndërsa rasti ka ndodhur më 18 dhjetor në Fushë Kosovë.

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikoj, personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje në tentativë.

Njoftimi i plotë:

Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje në tentativë Pas një pune intenzive hetimore, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë, ka arritë që të identifikoj, personin e dyshuar lidhur me rastin vrasje në tentativë.

Rasti ka ndodhë me datën 18.12.2023 në Fushë Kosovë.

Kërkimet e vazhdueshme për arrestimin e tij, nga ana e policisë dhe ftesa për paraqitje, kanë bërë që personi i dyshuar, -A.Z. mashkull 30 vjeç, sot të paraqitet në polici.

Pas intervistimit në prezencë të avokatit mbrojtës, personi i dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)