Për periudhën 2018-2022, 84% të kosovarëve janë pajisuar me viza të zonës Shengen

  • E.K /
  • 09 January 2024 - 14:53
Për periudhën 2018-2022, 84% të kosovarëve janë pajisuar me viza të zonës Shengen

Në të dhënat e publikuara së fundmi nga Ministria e Punëve të Brendshme, “Migrini 2018-2022”, thuhet se nga kërkesat e shtetasve kosovarë për t’u pajisur me vizë të zonës Shengen, 84 për qind prej tyre ishin pozitive, derisa 16 përqind janë refuzuar, transmeton “Kosova Sot Online”.

“Kërkesat e përgjithshme për viza Schengen nga shtetasit kosovarë në misionet diplomatike dhe konsullore të shteteve anëtare të BE-së dhe në zonën Schengen, të akredituara në Republikën e Kosovës dhe vendet e rajonit, gjatë periudhës 2018 – 2022, ka shënuar rritje prej rreth 16.2%, krahasuar me periudhën e kaluar. Nga numri i përgjithshëm i kërkesave për viza Schengen, 84% ishin pozitive, ndërsa 16% u refuzuan”, bëhet e ditur në raport.

“Shumica e lejeqëndrimeve për herë të parë, të lëshuara për shtetasit kosovarë gjatë periudhës referuese kishin të bënin me bashkimin familjar 46% dhe qëllime punësimi 36%. Rreth dy të 24 tretat e shtetasve kosovarë që kanë leje të parë të qëndrimit të vlefshëm në vendet anëtare të BE-së dhe zonës Schengen, qëndrojnë në Gjermani, Slloveni dhe Kroaci”, thuhet në këtë raport të publikuar nga MPB.

(Kosova Sot Online)