Doli nga burgu i Hajvalisë, gruaja e raporton të zhdukur burrin e saj, nuk dihet vendndodhja e tij
Një grua e ka raportuar të zhdukur bashkëshortin e saj, shkruan “Kosova Sot Online”.
Gruaja ka raportuar se burri i saj ka dalë nga burgu i Hajvalisë më 9 janar, por që nuk dihet se ku është.
Njoftimi i Policisë:
PERSON I ZHDUKUR
Hajvali, Prishtinë 10.01.2024 – 15:00. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti i saj mashkull kosovar me datën 09.01.2024 ka dalë nga burgu i Hajvalisë dhe nuk dihet vendndodhja e tij.
(Kosova Sot Online)