Ambasada e Kosovës në Emirate: Vendimi për heqjen e vizave nga EBA nuk ka hyrë në fuqi

  • E.K /
  • 11 January 2024 - 13:12
Ambasada e Kosovës në Emirate: Vendimi për heqjen e vizave nga EBA nuk ka hyrë në fuqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot njoftoi se Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë hequr vizat për qytetarët e Kosovës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi ka njoftuar se qytetarët e Kosovës që duan të udhëtojnë pa viza atje, në fakt duhet të pajisen me një të tillë, pasi vendimi ende nuk ka hyrë në fuqi.

“Për datën e hyrjes në fuqi të kësaj Marrëveshjeje, ambasada e jonë do të ju mbanë të informuar në kohë. Deri atëherë, qytetarët e vendit tonë, para se të nisen në Emiratet e Bashkuara Arabe , janë të obliguar që të pajisen me viza hyrëse”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Emirate.

(Kosova Sot Online)