Tërmeti godet këtë shtet

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 15:31
Tërmeti godet këtë shtet

Një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur mesditën e sotme në Hindu Kush, në verilindje të Afganistanit , njoftoi Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS), transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Për momentin nuk dihet nëse ka viktima në këtë rajon malor ku shpesh ndodhin tërmete.

Tërmeti është ndjerë edhe në ndërtesa në Kabul, e cila është rreth 300 kilometra nga epiqendra e tij, si dhe në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit, sipas zyrave të AFP.

Tërmeti ndodhi në rajonin Jurm pak pas orës 14:00 me orën lokale (11:30 me orën greke) në provincën Badakhshan.

Tërmetet janë të shpeshta në Afganistan, kryesisht në vargmalin e madh malor Hindu Kush, i cili ndodhet aty ku takohen pllakat tektonike euroaziatike dhe indiane.

(Kosova Sot Online)