Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

  • E.K /
  • 12 January 2024 - 08:54
Policia jep detaje për plagosjen e mbrëmshme në Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me plagosjen e mbrëmshme që ndodhi në Prishtinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas Policisë, ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër personave, ku një prej tyre është plagosur dhe është trajtuar në QKUK.

Dy prej të dyshuarve janë arrestuar dhe pastaj janë liruar në procedurë të rregulltë, derisa dy të dyshuarit e tjerë ndodhen në arrati.

“Rr. Bajram Bahtiri, Prishtinë 11.01.2024 – 20:17. Raportohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Si pasojë, një i dyshuari është plagosur dhe është trajtuar në QKUK. Dy të dyshuar janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)