Ky është i dyshuari që tentoi ta vras me kallashnikov vëllain e ish-gruas

  • A.P /
  • 12 January 2024 - 17:05
Ky është i dyshuari që tentoi ta vras me kallashnikov vëllain e ish-gruas

Pas dy javësh në arrati, i dyshuari për tentim vrasjen në Gjakovë ka vendosur të dorëzohet në Polici, ku është përballur me dyshimet e ngritura ndaj tij për incidentin që rrezikoi të përfundojë tragjikisht. Kushtrim Beqaj – i dyshuar për këtë rast, ish dhëndri i viktimës, e gjuajti këtë të fundit me kallasnikov, për motive akoma të panjohura dhe më pas u arratis, sipas mediave, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Beqaj është paraqitur në Hetimet Rajonale, por ka vendosur të mos deklarohet fare lidhur me rastin, duke u mbrojtur në heshtje.

Sipas informacioneve, me këtë rast, i dyshuari e ka dorëzuar edhe armën që ka përdorur në rast, e cila është sekuestruar si prova materiale.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe brenda afatit ligjor të ushtrohet edhe kërkesa për masën e sigurisë.

Ndryshe, Beqaj dyshohet se më 29 dhjetor të vitit të kaluar, te salloni “Almira Nails”, ka gjuajtur me kallashnikov në drejtim të viktimës, Jetmir Ukëhaxhaj, duke e lënë të plagosur.

I njëjti do të hetohet për veprat penale “Vrasje në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

(Kosova Sot Online)