Këto janë ngjarjet e paralajmëruara që do të ndodhin sot në Kosovë

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 08:45
Këto janë ngjarjet e paralajmëruara që do të ndodhin sot në Kosovë

Këto janë ngjarjet që janë paralajmëruar se do të ndodhin sot në Kosovë, trabnsmeton "Kosova Sot Online".

09:00
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, pret në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Pas takimit, do të ketë konferencë për medie. (MPJD)

10:00
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon konferencë për medie, ku do të shpalosen detaje lidhur me shkeljen e të drejtave të punës në sektorin publik, me fokus një rast në Komunën e Prishtinës që rezultoi në shkelje e të drejtave të punëtorëve të institucioneve arsimore. (Zyra e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”)

10:25
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Zyra e Presidentes)

11:00
Parlamenti Studentor organizon aksion simbolik para Zyrës së Bashkimit Evropian. (Prishtinë)

11:00
Komuna e Mitrovicës organizon Akademi Përkujtimore në kujtim të veprimtarit Musa Hoti, në 20-vjetorin e vrasjes. (Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë)

11:15
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, pret në takim ministrin për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit)

13:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton raportin e zbatimit të Ligjit për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave. (Kuvendi i Kosovës, N302)

(Kosova Sot Online)