Njëri nga personat ka marrë lëndime të shumta, pamje të reja nga vendi ku ndodhi shpërthimi në veri të Mitrovicës

  • E.K /
  • 16 January 2024 - 09:11
Njëri nga personat ka marrë lëndime të shumta, pamje të reja nga vendi ku ndodhi shpërthimi në veri të Mitrovicës

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesnatën e mbrëmshme në pjesën veriore të vendit.

Nga ky shpërthim dy persona kanë pësuar lëndime dhe disa automjete janë dëmtuar.

Sipas informacioneve të para dyshohet se persona deri tash të panjohur kanë hedhur granatë dore afër motelit “Bishevac” në veri të Mitrovicës, ndërsa nuk dihet motivi i këtij incidenti.

Nga shpërthimi një person ka marrë lëndime të rënda trupore. Kështu ka thënë mjeku kujdestar Bojan Vuciniq.

“Gjatë natës një person është pranuar me lëndime të shumta të shkaktuara nga mjeti shpërthyes, gjendja e tij po monitorohet, nuk ka indikacione për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale urgjente, do të bëhet kontroll. Është pranuar një i lënduar, i cili ka qenë lënduar nga një mjet shpërthyes, rreth mesnatës”, tha mjeku Vuçiniq.

Lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga ana e Policisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)