Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 08:08
Në Speciale vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Nga e hëna ka filluar dëshminë dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin W01493.

Ky dëshmitar i mbrojtur ka dëshmuar përmes video-lidhjes.

Sipas përmbledhjes së lexuar nga ZPS-ja në gjykatë, gjatë periudhës përkatëse ky dëshmitar ka shërbyer në zonën Operative të Dukagjinit dhe dëshmia e tij do të ofrojë informacion për strukturën dhe marrëdhëniet ndërmjet UÇK-së dhe Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

(Kosova Sot Online)