Prizren: Dënohet me burgim shoferi që goditi këmbësorin, i zëvendësohet me 1600 euro gjobë

  • E.K /
  • 17 January 2024 - 08:16
 Prizren: Dënohet me burgim shoferi që goditi këmbësorin, i zëvendësohet me 1600 euro gjobë

Gjykata Themelore në Prizren ka shpallur fajtor , Xhemali Zhurin, i cili akuzohet për aksidentin në trafik në Prizren të 20 dhjetorit të vitit të kaluar, transmeton “Kosova Sot Online”.

Zhuri i cili ka pranuar fajësinë, fillimisht u dënua me 6 muaj burgim efektiv, por pas kërkesës së avokatit të tij, trupi gjykues ka zëvendësuar dënimin me 1 mijë e 600 euro gjobë.

Zhuri akuzohej se kishte goditur me veturë këmbësorin, Samir Kervani, i cili po kalonte rrugën në vendkalimin e shënjuar për këmbësorë.

I riu është dërguar në QKUK, për trajtim mjekësor, pasi mori lëndime të rënda.

(Kosova Sot Online)