Mitrovicë: Shoferi e godet një automjet tjetër, lëndohet një person

  • E.K /
  • 20 January 2024 - 14:20
Mitrovicë: Shoferi e godet një automjet tjetër, lëndohet një person

Një aksident ka ndodhur dje në Mitrovicë, transmeton “Kosova Sot Online”.

Një person derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia, ka shkaktuar aksidentin duke goditur një automjet tjetër.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka marrur lëndime.

“Mitrovicë 19.01.2024 - 10:30. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia, ka shkaktuar aksidentin duke goditur një automjet tjetër, ku si pasojë e kësaj ka pësuar lëndime një person. Rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)