Kjo është gjendja e vajzës që e zuri kulmi i Komunës së Prishtinës

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 10:40
Kjo është gjendja e vajzës që e zuri kulmi i Komunës së Prishtinës

Drejtori i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, ka thënë se Elza Ujkani, vajza të cilën e zuri kulmi i objektit të komunës në Prishtinë, është ende duke u trajtuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se 23 vjeçarja është ende në gjumë me barna.

“Pacientja që po iu referoheni po vazhdon të qëndrojë edhe më tutje në Mjekim Intensiv. Vazhdon të qëndrojë në gjumë me barna, e kyçur në aparaturën mjekësor, vazhdon me marrë krejt terapinë çka duhet dhe ne vazhdojmë ta monitrojmë dhe të qëndrojmë në pritje me pa gjendjen e përgjithshme të saj”, tha ai.

23-vjeçarja u lëndua nga rënia e kulmit që ka ndodhur ditën e enjte  në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)