Kurti: S’ka diçka të re për takim me Vuçiqin

  • E.K /
  • 22 January 2024 - 14:30
Kurti: S’ka diçka të re për takim me Vuçiqin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media është pyetur edhe për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe pritjeve për sa i përket pjesës së parë të vitit 2024, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka thënë se tash për tash, dialogu vazhdon në nivel të kryeneogciatorëve.

Ndërsa, sa i përket ndonjë takimi të mundshëm të nivelit të lartë, Kurti tregoi se nuk ka diçka të re.

“Tash për tash kjo zhvillohet në relacionin dialogu zhvillohet në nivel të kryenegociatorit dhe zëvëndësit tim, Besnik Bislimi dhe lehtësuesit evropianë, Miroslav Lajcak. Tash për tash ky është rrafshi ku do mund të përcaktohen hapat e ardhshëm. Derisa në nivel të takimit të liderëve për të cilin na vjen ftesa nga Josep Borell, s’ka diçka të re”, ka deklaruar Kurti.

(Kosova Sot Online)