Bashkimi Evropian del me masa të reja

  • A.P /
  • 24 January 2024 - 20:11
Bashkimi Evropian  del me masa të reja

Bashkimi Evropian bëri të ditur sot planin që ka për qëllim të përforcojë sigurinë ekonomike të tij, përfshirë një sërë masash për të mbrojtur teknologjinë e ndjeshme që të mos të bjerë në duart e rivalëve të saj gjeopolitikë, siç është Kina.

Brukseli tha se ka shtuar kufizimet tregtare për t’u përballur me ato që i vlerëson si rreziqe për sigurinë ekonomike evropiane pas sulmit të Moskës ndaj Ukrainës dhe tensioneve tregtare globale.

Pasojat e luftës në Ukrainë kanë goditur rëndë në veçanti Evropën, duke e detyruar bllokun që të gjejë burime alternative energjie. Tani, blloku po përpiqet t’i shmanget një varësie të ngjashme ndaj Kinës, e cila dominon në prodhimin e teknologjisë së energjisë së pastër dhe minerale të rralla kritike.

Zyrtarët evropianë sot shpalosën një pako të sigurisë ekonomike që përbëhet nga pesë nisma, përfshirë ashpërsimin e rregullave për verifikimin e investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe fillimin e diskutimeve për koordinim të kontrolleve të eksportit.

(Kosova Sot Online)