Ndërron jetë një 28 vjeçar, u vet-aksidentua në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë

  • E.k /
  • 25 January 2024 - 11:15
Ndërron jetë një 28 vjeçar, u vet-aksidentua në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë

Një vet-aksident ka ndodhur sot në në fshatin Miresh i Vogël, në aksin rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë, ku drejtuesi i automjetit një 28-vjeçar ka ndërruar jetë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ndërsa, pasagjeri është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor.

Rasti e konfirmuan nga Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit.

Hetues policor nga njësiti i trafikut rajonal së bashku me ekipin e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Sot, më 25.01.2024 rreth orës 00:50 Policia e Kosovës stacioni policor në Gjilan ka pranuar informacion se ka ndodhur një vetë aksident trafiku në fshatin Miresh i Vogël, aksi rrugor Gjilan-Dheu i Bardhë.

Hetues policor nga njësiti i trafikut rajonal së bashku me ekipin e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Si pasojë e këtij vetë aksidenti drejtuesi i automjetit me traga vendore i vitit të lindjes 1996 (mashkull kosovar shqiptar) nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa pasagjeri i këtij automjeti është transferuar me autoambulancë në qendrën emergjente në spitalin rajonal të Gjilanit për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)