Besnik Tahiri: Ka gjasë që në maj Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

  • E.k /
  • 27 January 2024 - 08:09
Besnik Tahiri: Ka gjasë që në maj Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se në muajin maj ka gjasë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Unë jam optimist që në prill, në qoftë se raporti paketohet si vlerësim pozitiv, që vota do të ketë në Asamble dhe pastaj në maj në Këshillin e Ministrave. Kosova ka gjasë”, ka thënë Tahiri.

“Ndoshta është hera e parë që ky ka qenë një delegacion i cili për dy vjet e gjysmë kurrë nuk e kemi pasur një konflikt, kemi diskutuar, kemi pasur mosmarrëveshje, mirëpo kur kemi hy në këshill kemi përfaqësuar Kosovën dhe jo flamujt tanë politikë. Kemi punuar shumë”, është shprehur deputeti

(Kosova Sot Online)