Abidixhiku uron Talat Xhaferin pasi u zgjodh kryeministër i Maqedonisë së Veriut

  • A.P /
  • 28 January 2024 - 15:11
Abidixhiku uron Talat Xhaferin pasi u zgjodh kryeministër i Maqedonisë së Veriut

Talat Xhaferin pasi u zgjodh kryeministër i Maqedonisë së Veriut, e ka uruar kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, në emër të anëtarësisë së partisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Në emër të gjithë anëtarësisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, uroj z. Talat Xhaferin për arritjen historike në zgjedhjen si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut.”

Abdixhiku ka shkruar se ky duhet të jetë inspirim për secilin shqiptar.

“Le të jetë ky një inspirim për secilin shqiptar tjetër në këtë Republikë, në vazhdimin e kësaj rruge, tashmë të shtruar me plot dinjitet dhe sakrificë. Shqiptarët, si popull autokton, janë jo vetëm faktor stabiliteti në Maqedoni të Veriut, por dhe prijës të denjë në gjithë rrugëtimin euroatlantik për secilën shoqëri. Talat Xhaferi është i tillë!”

(Kosova Sot Online)