Presidenti serb deklarohet pas takmit me Lajçakun

  • E.K /
  • 29 January 2024 - 14:33
Presidenti serb deklarohet pas takmit me Lajçakun

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, në Beograd të Serbisë është takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Vuçiq takimin me Lajçakun e ka vlerësuar si konstruktiv dhe shumë korrekt.

“Vura në dukje domosdoshmërinë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për mbajtjen sa më të shpejtë të zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës dhe kërkova mbështetjen e BE-së në ndalimin e provokimeve të mëtejshme që vijnë nga Prishtina. Ritheksova gatishmërinë e Republikës së Serbisë për të përmbushur detyrimet e saj, në përputhje me marrëveshjet ligjore ndërkombëtare, duke respektuar Kushtetutën e Republikës Serbe dhe Kartën e OKB-së”, ka shkruar në Vuçiq në Facebook.

(Kosova Sot Online)