Për shkak të afatit për shqyrtim të peticioneve përplasen pozitë e opozitë

  • A.P /
  • 30 January 2024 - 16:15
Për shkak të afatit për shqyrtim të peticioneve përplasen pozitë e opozitë

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe ata të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë pasur një përplasje mes vete në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Shkak i përplasjes ka qenë afati i peticioneve të dërguara në këtë komision. Aty u kërkua që peticionet e dërguara deri më 30 nëntor të vitit 2022 të trajtohen individualisht, ndërsa kërkesë tjetër ishte që pas kësaj date të trajtohen në mënyrë grupore.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, në reagimin ndaj koleges nga VV-ja, tha se për një vit e gjysmë janë shqyrtuar individualisht këto peticione.

“Deri më datë 30 nëntor e ki me obligim me shqyrtua atë peticion të cilat kanë ardhur pas datës së rregullores, ne nuk jemi të krisur me i shqyrtu po ato para rregullores”, deklaroi ajo.

“Mendoj që të gjitha këto peticione që janë dorëzua në këtë Komision mendoj që duhet të gjitha të diskutohen e të shqyrtohen. Unë mendoj qe duhet me i shqyrtua të gjitha këto në tavolinë dhe nga kjo datë te mos shqyrtohen më”, u shpreh tutje ajo, sipas eo.

Mendim të njëjtë pati edhe deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, e cila kundërshtoi kërkesën që këto peticione të mos shqyrtohen.


(Kosova Sot Online)