Ambasadori i Kosovës takohet me Talat Xhaferin, flasin për marrëveshjet RMV-Kosovë që presin zbatim

  • E.k /
  • 31 January 2024 - 12:46
Ambasadori i Kosovës takohet me Talat Xhaferin, flasin për marrëveshjet RMV-Kosovë që presin zbatim

Ambasadori i Kosovës në Shkup, Florian Qehaja, ka shkuar sot në Qeverinë e Maqedonisë për ta uruar Talat Xhaferin pas marrjes së pozitës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Shkup, thuhet se në takim është rikonfirmuar vazhdimi i bashkëpunimit dhe dinamizimit të agjendës dypalëshe.

“Krahas një numri të madh të marrëveshjeve, presim me padurim zbatimin e marrëveshjes për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare Hani i Elezit-Bllacë dhe Jazhincë-Glloboqicë, marrëveshje kjo e nënshkruar rishtazi nga të dyja Ministritë e Brendshme që pritet të lehtësoj qarkullimin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)