Skenderaj: Shpërndau një video duke shtënë me armë, Policia ia konfiskon dhe interviston dy të dyshuar

  • E.K /
  • 31 January 2024 - 13:51
Skenderaj: Shpërndau një video duke shtënë me armë, Policia ia konfiskon dhe interviston dy të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar një armë në Skenderaj pasi një person kishte publikuar një video duke shtënë me të, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Më datë 30.01.2024 pas raportimit se një person posedon një armë gjuetie, pasi i njëjti në rrjete sociale ka shpërndarë një video duke shtënë me armë, njësitë policore kanë kontaktuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe i njëjti e ka pranuar se posedon një armë të gjuetisë”, thuhet në raport.

Lidhur me rastin arma pa fishekë është konfiskuar, ndërsa dy të dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

(Kosova Sot Online)