Hill: Unë jam në Serbi për të ndjekur interesat e SHBA-së

  • A.P /
  • 31 January 2024 - 14:29
Hill: Unë jam në Serbi për të ndjekur interesat e SHBA-së

Ambasadori i SHBA-së në Beograd, Chirsopher Hill, ka thënë se ai ndodhet si ambasador në kryeqytetin serb për të ndjekur dhe përfaqësuar interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe se interes i Washingtonit zyrtar është që të ketë raporte dukshëm më të normalizuara në mes të Kosovës dhe Serbisë në linjë me atë që është duke e bërë emisari Miroslav Lajcak, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Unë jam këtu për të ndjek interesat e SHBA-së. Dhe interesi i vendit tim është. Dhe interesi i shtetit tim është që të ketë një normalizim shumë më të dukshëm të raporteve, në linjë me atë se çfarë është duke bërë z. Lajcak”, ka thënë Hill.

(Kosova Sot Online)