Bixhoz dhe lojëra fati në një lokal në Vushtrri – Policia arreston të dyshuarin

  • E.K /
  • 31 January 2024 - 15:41
Bixhoz dhe lojëra fati në një lokal në Vushtrri – Policia arreston të dyshuarin

Një person është arrestuar në Vushtrri, pasi dyshohet për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm si dhe armëmbajtje pa leje, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se rreth orës 00:30 ka pranuar një informatë se në një lokal në Vushtrri ishte duke u zhvilluar aktivitet i bixhozit dhe lojërave të fatit.

Personi i dyshuar A.S., 39 vjeçar, bëhet e ditur se është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor ku është intervistuar në lidhje me rastin. Ndërsa arma, municioni dhe dëshmitë e ushtrimit të kundërligjshëm të bixhozit janë sekuestruar.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tij është iniciuar rasti për dyshimin e kryerjes së veprave penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

(Kosova Sot Online)