Bislimi: Rregullorja e BQK-së as s’e ndalon as s’e lejon e as s’merret me dinarin serb

  • A.P /
  • 31 January 2024 - 15:52
Bislimi: Rregullorja e BQK-së as s’e ndalon as s’e lejon e as s’merret me dinarin serb

Për Rregulloren e re të BQK-së, ka folur sot numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se çfarëdo përpjekje për ta trajtua si të tillë është tendencë për keqpërdorim të rregullores për “interesa jofisnike politike”.

 “Objekt i rregullores nuk është caktimi i monedhës zyrtare në qarkullim. S’ka qenë synim as ndalimi i ndonjë monedhe specifike. Çfarëdo tentative që rregullorja të trajtohet vetëm nga aspekti i si ndalim i ndonjë monedhe të caktuar në rastin më të mirë është mosnjohje e rregullores dhe kompetencave të BQK-së por edhe tendencë për keqpërdorim të kësaj rregullore për interesa jofisinike politike”, ka thënë Bislimi.

Ai ka thënë se tentativa për ta interpretuar rregulloren vetëm nga ndikimi që do të ketë nga trasnproti i valuatave në dinarë e shpërfill rregulloren në tërësi.

“Tentativa që data e hyrjes në fuqi të interpretohet vetëm nga këndi i ndikimit që do të ketë në transportimin e valutave në dinarë e shpërfill rregulloren në tërësi”, ka shtuar Bislimi.

Bislimi ka thënë se Rregullorja s’e ndalonas s’e lejon dhe nuk merret me dinarin serb.

“Rregullorja e BQK-së as s’e ndalon as s’e lejon e as s’merret me dinarin serb. Dinari serb s’ka qenë i lejuar as më herët. Ka një seri brengash për ndikimin që rregullorja mund të ketë tek ata qytetarë kanë pranuar transfere nga Serbia përmes strukturave ilegale që kanë vepruar dhe vazhdojnë të operojnë në treg dhe ndikimin që mund të ketë kjo rregullore ne ato biznese që kanë kryer transaksione në dollarë”, ka thënë Bislimi.

Zëvëndëskryeminsitri ka thënë se askush nuk e vë në pikëpyetje ligjshmërinë e Rregullores dhe se BQK është i vetmi institucion që dizajnon politikat monetare dhe se i nënshtrohet Kushtetutës.


“Java e kaluar ka kaluar me një seri takimesh e reagimesh. Asnjë nga kërkesat e palëve s’e vë në dyshim ligjshmërinë e Rregullores dhe as s’e vë në dyshim faktin që BQK është i vetmi institucion që dizajnon politikat monetare dhe që BQK i nënshtrohet Kushtetutës. Nuk e kontestojnë që euro ka qenë e vetmja valutë zyrtare”, ka thënë Bislimi.

Tutje ai ka thënë se e vetmja brengë e ndërkomëbtarëve është për ata qytetarë që kanë pranuar dhe vazhdonë të pranojnë mjette financaire nga Serbia që të kenë më shumë kohë në dispozicion për t’u informuar më mirë për implikimet që dalin nga kjo rregullore.

“E vetmja brengë e partnerëve tanë ka të bëjë me domosdoshmërinë që në operimin nën ombrellën e re të rregullave, që ata qytetarë që kanë pranuar dhe vazhdojnë të pranojnë transfere nga Serbia që të kenë më shumë kohë në dispozicion dhe të jenë të informuar më mirë për implikimet që dalin nga kjo rregullore”, është shprehur tutje Bislimi.

Ai ka thënë se kërkesë parësore e tyre është që të sigurohet një tranzicion i lehtësuar dhe të krijohet siguri tek qytetarët serbë se rregullorja nuk nënkupton ndalim të trasnferece nga Serbia.

“Kërkesa parësore është sigurimi i një tranzicioni të lehtësuar dhe siguria tek qytetarët serbë se rregullorja nuk nënkupton ndalim të trasnfereve nga Serbia dhe s’nënkupton reperskusione eventuale për mbajtjen e një valute tjetër. BQK ka ofruar opsione se si mund të bëhet kjo pa vështirësi për qytetarët serbë që kanë operuar me dinarë deri me tani”, ka sqaruar tutje.

Ai ka thënë se Qeveria është e përkushtuar për zbatim të ligjit në secilën pjesë të Kosovës dhe të sigurohet që në përiudhën eventuale tranzitore të sigurojë që qytetarët të adaptohen sa më shpejt, sa më lehtë dhe pa dëmtime.

Ai ka thënë se të gjithë mekanizmat do të fokusohen që në këtë fazë tranzitore të investojnë më shumë në informim dhe jo në ndëshkim nga data e nesërme.

“Qeveria e Kosovës është e vendosur që zbatimi i ligjit në secilën pjesë të jetë i pakushtëzuar dhe pa kompromis. Qeveria është përkushtuar që periudha eventuale tranzitore  të sigurojnë që qytetarët të adaptohen sa më shpejt, sa më lehtë dha pa dëmtime.  Mekanizmat do të fokusohen në plotni që në këtë fazë tranziciotre të investojnë më shumë në informim dhe jo ndëshkim, nga data e nesërme”, ka thënë Bislimi.

Ai ka treguar se MINT është përkujdesur që ARBK të fillojë operimin në 4 komunat në Veri që bizneset të regjistrohen dhe të fiskalizohen dhe se BQK ka urdhëruar bankat komerciale që operojnë në Kosovë që të hapin degë në 4 komunat ne Veri dhe se ka obliguar të njëjtat që mundësojnë hapje të llogarive për qytetarët atje falas.

“MINT është përkujdesur që të ARBK të fillojë operimin në 4 komunat në Veri të Kosovës që bizneset të regjistrohen e fiskalizohen.

Bankat komerciale që operojnë në Kosovë janë udhëzuar të hapin degë në 4 komunat në Veri dhe BQK i obligon të njëjtat që të ofrojnë gjirollogari bazike pa kosto për posueduesit e tyre”, ka thënë ndër të tjera.

Bislimi tutje ka thënë se Qeveria e Kosovës lut BQK-në që të vendos komunikim me Bankën Qendrore të Serbisë për të gjetur një mekanizmë më të përshtatshëm për dërgimin e parave nga Serbia tek qytetarët serbë në Kosovë, në mënyrë që të ketë siguri dhe trasnparencë.

Ne si Qeveri lusim BQK-në që të vendos lidhjen e komunikimit me Bankën Qendrore të Serbisë për të gjetur mekanizmin më të përshtatshëm për dërgimin e parave nga Serbia tek qytetarët serbë në Kosovë dhe që në të njëjtën kohë siguron transparencë dhe siguri për tregun financiar të vendit.

Në aranzhimin e këtyre modaliteteve ka shembuj nga e kalaura. Si rasti me Komunën e Preshevës”, ka thënë Bislimi.

 Bislimi ka thënë se askush s’ka nevojë që të frikësohet nga zbatimi i Rregullores dhe se BQK do të kudjeset që bashkë me Bankën Qendrore të Serbisë të gjej mekanizmin e përshtatshëm për të siguriar transferete e donacioneve që Serbia dëhsiron t’i dërgojë në Kosovë.

“Askush ska arsye të frikëoshet nga zbatimi rregullores së re të BQK-së. Qytetarët duhet të gëzohen kur forcohet integriteti i sistemit financiar. Kur mbrohen nga monedhat e falsifikuara dhe kur i gjithë sistemi bëhet më transparent. Qeveria kujdeset që të ketë sa më shumë informim. BQK duhet të kujdeset që qytetarët të kenë sa më shumë akses në gjithë vendin. Dhe të kujdeset që bashkë me Bankën Qendrore të Serbisë të gjej mekanizmin e përshtatur për sigurimin e trasnferit të donacioneve që Serbia dëshiron t’i dërgojë në Kosovë”, ka thënë Bislimi.

(Kosova Sot Online)