
Kjo komunë e Kosovës ndalon eskursionet e nxënësve jashtë shtetit

Për ndalimin e ekskursioneve të nxënësve jashtë shtetit, ka marrë vendim kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këtë vendim, kreu i Gjilanit tha se e ka marrë në bashkërendim të plotë me këshillin e prindërve të komunës.
“Substancat narkotike, pijet alkoolike, lëndimet e rastet e ndryshme si dukuri negative, si dhe shpenzimet e mëdha familjare ishin disa nga arsyet e konkluzionet e përbashkëta mes nesh dhe këshillit të prindërve.
Do të shohim alternativat e aktiviteteve të tjera edukative e kulturore, në të mirë për të gjithë maturantët tanë!”, ka thënë kryetari Hyseni.
(Kosova Sot Online)