Ky shtet legalizon kanabisin nga kjo datë

  • A.P /
  • 02 February 2024 - 15:13
Ky shtet legalizon kanabisin nga kjo datë

Kanabisi do të jetë i ligjshëm në Gjermani nga 1 prilli 2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rregullorja e re e planifikuar parashikon lejimin e blerjes së kanabisit në një masë të kufizuar maksimumi 25 gramë në ditë, përmes shoqatave jo-tregtare.

 

Megjithatë, mbajtja dhe konsumimi i kanabisit do të mbetet i ndaluar për të rinjtë nën moshën 18 vjeç.

Deri më tani janë lejuar tre bimë dhe posedimi i 25 gramëve për kultivim në shtëpi.

Ky debat ka sjellur shumë pakënaqësi dhe rezistencë ndaj partive.

Në fund të gjitha partitë ranë dakord të vlerësojnë efektet e legalizimit në mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, si dhe në krimin e organizuar.


(Kosova Sot Online)