Ky është drejtori i PDK-së që e shkarkoi Rama

  • E.K /
  • 02 February 2024 - 15:21
Ky është drejtori i PDK-së që e shkarkoi Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se e ka shkarkuar Drejtorin e Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, përcjell “Kosova Sot Online”.

Si arsye për shkarkim, Rama e ka dhënë menaxhimin e mbeturinave, që ka thënë se është gjendje alarmante.

Këtë drejtori e ka udhëhequr Lirik Musliu nga Partia Demokratike e Kosovës me të cilën LDK është në bashkëqeverisje në kryeqytet.

“Si Kryetar i Kryeqytetit, tash e një vit kam kërkuar në vazhdimësi nga drejtoria përkatëse zgjidhje të kësaj situate alarmante dhe të papranueshme. Por, përkundër të gjitha këtyre kërkesave, gjendja jo që nuk është përmirësuar, por përkundrazi është përkeqësuar.Andaj, sot, kam marrë VENDIM për të liruar nga detyra Drejtorin e Shërbimeve Publike”, ka shkruar Rama.

(Kosova Sot Online)