Prokuroria nis hetimet pas dyshimeve për dallavere me patentëshoferë

  • A.P /
  • 02 February 2024 - 16:22
Prokuroria nis hetimet pas dyshimeve për dallavere me patentëshoferë

Prokuroria e Pejës ka konfirmuar sot se ka nisur një hetim në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me patentë-shoferë në këtë pjesë të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Prokuroria e Pejës në përgjigjen për rel s’ka dhënë hollësi të tjera rreth rastit, për shkak të siç tha, “ndjeshmërisë së hetimeve”

Dyshimet për keqpërdorime sot janë ngritur nga zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

Ai  më herët gjatë ditës në një konferencë për media ka thënë se Prokurorisë së Pejës i ishte dërguar një dosje voluminoze në lidhje me qindra kandidatë që morën patentë-shoferin në procese të dyshimta.

“Nga ajo që kemi gjetur deri më tani, dyshimet tona kanë të bëjnë për një ndërmarrje të gjerë kriminale e cila mbetet të vërtetohet nga organet e drejtësisë”, kishte deklaruar sot Durmishi.

(Kosova Sot Online)