Ministri gjerman i Mbrojtjes për dinarin: Kosova ka të drejtë ta zbatojë ligjshmërinë e saj, por duhet komunikim më i përshtatshem

  • E.k /
  • 05 February 2024 - 13:08
Ministri gjerman i Mbrojtjes për dinarin: Kosova ka të drejtë ta zbatojë ligjshmërinë e saj, por duhet komunikim më i përshtatshem

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në konferencën e përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për rregulloren e BQK’së e cila përjashton dinarin si valutë për kryerjen e operacioneve me para të gatshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha se Kosova ka të drejtë ta zbatojë ligjshmërinë e saj, mirëpo për dinarin, mirëpo ai tha se nevojitet që kjo të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme.

“Jemi të vetëdijshëm që Kosova ka të drejtë të zbatojë ligjshmërinë e saj, por në deeskalim bën pjesë edhe masat legjitime për sa i përket vendosjes së Euros si valutë e vetme, mirëpo nevojitet që kjo të komunikohet në mënyrë më të përshtatshme, ashtu që askush mos të ketë frikë dhe mos ketë mosinformim”, tha ai.

(Kosova Sot Online)